Sporti

Marotta: Nuk e di ku do të luajë Dybala sezonin e ardhshëm, shpresojë që tek Interi

05/30/2022 17:20
nga:Lorik J

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta ka folur para eventit “L’Amico Atletico”.

Janë të shumta temat e trajtuara, sidomos lidhur me merkaton e transferimeve që pret skuadrën e Nerazzurrëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Paulo Dybala dhe rikthimi i Romelu Lukakut janë tema të nxehta te Interi.

“Ne nuk duhet të shqetësohemi, nuk duhet të bëjmë asgjë me nxitim. Ne kemi bërë tashmë paraprakisht, duke u përpjekur të luajmë përpara kohe. Duhet kreativitet dhe guxim për të bërë disa veprime. Dybala? Unë nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por shpresoj se do të luajë tek ne”, tha Marotta.

/GazetaBlic Sport