Sporti

Marotta: Lukaku u transferua tek Chelsea për të fituar dyfishin e pagës

10/22/2021 15:37
nga:Mergim Rreci

Giuseppe Marotta, drejtori aktual i Interit, foli hapur për largimin e sulmuesit belg Romelu Lukaku te Chelsea.

“Ne e shitëm Lukakun për 115 milion dhe punësuam Dzeko pa asnjë kosto. Nuk ka asnjë boshllëk brenda fushës”, ka shpjeguar ai në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, përcjell GazetaBlic Sport.

“Lukaku doli për të fituar dyfishin. Në Itali disa vlera nuk mund të ekzistojnë. Në vitin 2000, në Serie A keni fituar më shumë para se kudo tjetër, por 20 vjet më vonë ne jemi bërë periferikë.”

Sipas shifrave të publikuara në shtypin anglez, Lukaku, 28 vjeç, në Chelsea fiton 450,000 paund në javë (rreth 532,000 euro).