Sporti

Marotta flet pak para fillimit të ndeshjes, komenton të ardhmen e Lautaro Martinez

03/13/2024 20:36
nga:Mergim Rreci

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta ka komentuar të ardhmen e Lautaro Martinez pak para ndeshjes, Atletico Madrid – Inter.

“Ne duam që Lautaro të qëndrojë dhe të nënshkruajë marrëveshje të re, ai dëshiron të njëjtën gjë. Kjo është vendimtare”, tha fillimisht ai, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai është kapiteni ynë, i pëlqen të qëndrojë këtu në Inter, kështu që unë nuk shoh ndonjë problem për kontratën e tij të re – vetëm koha për të avancuar në momentin e duhur, pa nxitim”, deklaroi drejtori i Interit.