Në Kampionatin Evropian dje ndodhi një moment i keq për futbollin.
Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen, ka pësuar një sulm në zemër dhe ra në tokë pa ndjenja duke rrezikuar edhe jetën, shkruan GazetaBlic Sport.
E gjithë bota e futbollit ishte në shqetësim të madh duke u lutur për mesfushorin e Interit.
Marotta ka treguar se Eriksen kishte telefonuar bashkëlojtarët e Interit duke iu treguar se është mirë.
“Jam mirë dhe shpresojë të kthehem shpejtë”, u kishte thënë Eriksen bashkëlojtarëve.
/GazetaBlic Sport/


