Sporti

Marotta: Calhanoglu nuk ka kërkuar ende të largohet nga Interi

07/01/2025 12:39
nga:Lorik J

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, është përpjekur të qetësojë tensionin rreth dëshirës së Hakan Calhanoglu për t’u bashkuar me Galatasarayn pas mesazhit të fortë të Lautaro Martinez. 

Presidenti i Interit, Marotta, nuk mundi të shmanget nga situata dhe foli shumë hapur për DAZN.

“Deri më sot, askush nuk na ka thënë shprehimisht se do të largohet. Mendoj se deklarata e Lauataros i referohej Calhanoglut, me të cilin do të flasim dhe do ta zgjidhim situatën në mënyrën më të mirë për të gjithë.”

Mesfushori turk nuk mori pjesë fare në Kupën e Botës për Klube, pasi kishte një dëmtim.

/GazetaBlic Sport