Kupa e Botës 2022

Maroku – Portugalia, FIFA cakton një gjyqtar argjentinas për ta drejtuar ndeshjen

12/08/2022 20:38
nga:Mergim Rreci

FIFA caktoi argjentinasin Facundo Tello për të drejtuar ndeshjen mes Portugalisë dhe Marokut.

Për më tepër, do të jetë ndeshja e tretë e gjyqtarit argjentinas në Kupën e Botës, shkruan GazetaBlic Sport.

Argjentinasi kishte referuar në ndeshjen që Portugalia e humbi nga Koreja e Jugut në grupe.

Takimi mes Portugalisë dhe Marokut pra do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:00.

/GazetaBlic Sport/