Një maroken ka sulmuar fizikisht tre persona në Prishtinë, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, raporton Gazeta Blic.
Dy viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Vranidoll, Prishtinë 30.06.2021-08:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas maroken, pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e punëtorëve të sigurimit i ka sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë. Dy viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


