Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Marokut dhe Spanjës.
Rezultati pas 45 minutave është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një pjesë e parë e rivalizuar nga të dyja kombëtaret, por që rrjetat mbeten të paprekura.
Posedimi i topit dhe iniciativa ishin në anën e Spanjës, por që edhe Maroku nuk u tregua aspak inferior me atë se çfarë ofroi në fushë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/