Sporti

Marko Simonovski fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

04/05/2022 12:49
nga:Mergim Rreci

Marko Simonovski e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës.

Sulmuesi maqedonas pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e rëndësishme rë skuadrës së tij kundër Ulpianës si mysafir, me rezultat 3:2. Marko Simonovski realizoi dy gola në minutat 25-të dhe 59-të, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas fitores në Lipjan, Drita renditet në pozitën e dytë, me 49 pikë.