Geek

Mark Zuckerberg lajmëron ndryshimet e fundit në WhatsApp

05/05/2022 20:35
nga:G C

Mark Zuckerberg ka lajmëruar pak orë më parë në llogarinë e tij se ndryshimet e reja në WhatsApp do të ndodhin gjatë ditës së sotme.

Reagimet me emoji në mesazhe, që përdoren në Facebook dhe Instagram, do të jenë të përdorshme edhe në platformën e mesazheve.

“Reagimet në WhatsApp nisin të shpërndahen sot”,- shkruan Zuckerberg në llogarinë e tij.

Për ta pasur opsionin e ri duhet të bëni update në playstore ose Appstore dhe nëse nuk aktivizohet, thjesht duhet të prisni derisa të shpërndahet.

Funksioni i reagimeve të shpejta në WhatsApp u jep mundësi të gjithë përdoruesve të reagojnë në një mënyrë më të shpejtë. Fillimisht ju duhet t’i përgjigjeni një mesazhi me ndihmën e gjashtë emoji-ve; si, dashuri, qesh, surprizë, e trishtuar dhe faleminderit. Aplikacioni i mesazheve mund të shtojë më shumë emoji, si tone të ndryshme lëkure dhe veçori të tjera në përditësimet e ardhshme. Reagimet e shpejta janë të ngjashme me Facebook, Messenger ose Instagramin.

Veçoria e reagimeve të shpejta kursen kohë, por edhe shton emocionet në bisedë.