Napoli ka ndërprerë kontratën me mbrojtësin e majtë Mario Rui me pëlqim reciprok, njoftoi klubi.
Mario Rui nuk është pjesë e planeve të trajnerit Antonio Conte dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje për “Partenopei” që nga fillimi i sezonit.
Rui iu bashkua Napolit në vitin 2017, fillimisht si huazim nga Roma, përpara se Partenopei të blinte të drejtat e tij për 5.75 milionë euro.
Që atëherë, portugezi ka bërë 227 paraqitje për Napolin, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë 26 asistime.
/GazetaBlic Sport