Mario Mitaj nuk po kalon një moment të mirë te Al Ittihad dhe kjo e gjitha për shkak të trajnerit Sergio Conceicao, i cili nuk preferon shqiptarin si pjesë të formacionit, të cilin e ka bërë edhe “kurban” për shkak të numrit të futbollistëve të huaj.
Prej 4 ndeshjesh e lë në tribunë dhe tashmë duket se bën “prapaktheu”. Kjo pasi sipas mediave në Arabi bëhet me dije se ish-timonieri i Milan me shumë gjasa të sfidën e ditës së nesërme që Al Ittihad do të luajë ndaj Al Qadsiah pritet ta përfshijë edhe shqiptarin.
Nuk dihet ende nëse do t’i dhurojë minuta në këtë takim, ndërsa siç dihet mungesa e Mario Mitajt është ndjerë vazhdimisht në krahun e mbrojtes, por Conceicao duket se më në fund është “bindur” për të rikthyer shqiptarin.


