Sporti

Mario Mitaj është mjeshtri i pasimeve në Rusi, më i miri në saktësi

01/11/2024 23:26
nga:Lorik J

Mario Mitaj është e ardhmja e Kombëtares shqiptare. I mjaftuan pak ndeshje për të fituar menjëherë zemrat e tifozëve me sigurinë e tij në krahun e
majtë të mbrojtjes.

Megjithëse mban vetëm 20 vite mbi supe, Mitaj luan në fushë sikur të kishte vite të tëra në futbollin profesionist.

Paraqitjet pozitive i ka vijuar edhe në Rusi. Lokomotiva e Moskës ka publikuar në faqen e vetë zyrtare rezultatet spotive të klubit në vitin 2023. Në
listën e statistikave dallohet edhe emri i Mitajt.

Sipas të dhënave të marra nga “Yandex Plus“ dhe “VSporte“, mbrojtësi shqiptar është lojtari me saktësinë më të madhe të pasimeve në elitën e futbollit rus. Mitaj ka një saktësi 91% në pasime (janë përfshirë vetëm lojtarët me më shumë se 500 minuta), duke u cilësuar si “mjeshtri“ i pasimeve në Rusi.