Mario Mandzukic largohet nga stafi i kombëtares kroate pasi kaloi më pak se tre vjet si një nga asistentët e Zlatko Dalic.
Si trajner, Mandzukic mori pjesë në dy suksese historike, duke fituar një medalje bronzi në Kupën e Botës FIFA në Katar në vitin 2022 dhe një medalje argjendi në Ligën e Kombeve në 2023.
“Falënderoj trajnerin Dalic dhe HNS për besimin dhe mundësinë, si dhe të gjithë kolegët në staf dhe lojtarët për bashkëpunimin e tyre. Jam krenar për sukseset që kemi arritur në këtë periudhë dhe jam i kënaqur që kam mundur të ndihmoj kombëtaren”, tha Mandzukic.
/GazetaBlic Sport


