Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e njëzetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Prishtina, Mario Ilievski, i cili ishte figura kryesore e takimit të klubit kryeqytetas kundër FC Llapi, të cilin e fituan me rezultat 4:1. Ilievski shënoi dy gola, njofton FFK, transmeton GazetaBlic Sport.
Pasi mori këtë çmim, Ilievski u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:“Është kënaqësi të zgjidhesh lojtari më i mirë i javës. Kjo është një motiv shtesë për mua, por edhe për tërë ekipin. Pas ndeshjes me Ballkanin erdhëm të mërzitur, por penalltitë janë gjithmonë çështje fati. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe një emër shumë i madh në të gjithë rajonin e Ballkanit, andaj do të luftojmë për kreun e tabelës, sidomos tani me trajnerin e ri, me të cilin po i përgatisim ndeshjet shumë mirë.” tha ai.
/GazetaBlic Sport/

