Portieri i talentuar, Mario Dajsinani luajti dje për kombëtaren shqiptare në fitore 4-2 ndaj Jordanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në ‘Air Albania’.
Dajsinani ishte kyç në disa momente të lojës – ku me pritjet e tij e mbajti Shqipërinë në lojë, kur kombëtarja kuqezi ishte duke humbur, shkruan GazetaBlic Sport.
26 vjeçari u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e tij dje për Shqipërinë – teksa shpreson se Sylvinho ka mbetur i kënaqur me atë që pa në fushë.
“Normal ndihem shumë mirë për këtë ndeshje si në aspektin personal, poashu edhe në atë kolektiv – sepse ishte nje fitore shumë e bukur. U ndjeva shumë mirë që tranjeri me besoi mua porten në këtë ndeshje dhe shpresoj të ketë ngel i kënaqur”, tha Dajsinani për GazetaBlic Sport.
Shqipëria ka dy ndeshje në nëntor ndaj Andorrës dhe Anglisë – ku me një rezultat pozitiv dhe humbje të Serbisë ndaj Anglisë, sigurojnë edhe matematikisht “Play Offin” për Botëror.
Dajsinani potencon se fillimisht duhet t’ia dalin në dy ndeshjet e nëntorit, e më pas të mendojnë për kualifikimin në Botërorin e vitin 2026.
“Janë dy ndeshje të vështira për ne, shpresojmë t’ia dalim tek të dyja ndeshjet – pastaj të mendojmë tek “Play Off”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


