Sporti

Mario Balotelli ‘shënjestra’ e rradhës e Newcastle United

01/14/2022 21:15
nga:E K

Newcastle është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato dimërore të transferimeve.

Pas sigurimit të shërbimeve të lojtarëve si, Kierian Trippier dhe Chris Wood, Newcastle tani ka vënë sytë kah Mario Balotelli.

Presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak, ka zbuluar se Newcastle do të jetë i interesuar të sigurojë shërbimet e sulmuesit Mario Balotelli, përcjell GazetaBlic Sport.

“Morëm një ofertë nga një skuadër arabe. Ne refuzuam dhe thamë se nuk kemi ndërmend ta shesim. Newcastle po shqyrton nënshkrimin e Balotellit, por deri më tani nuk kemi marrë një ofertë zyrtare. Ai ka një klauzolë largimi në kontratën e tij, por nuk mund të zbuloj se sa është vlera”, tha presidenti i klubit.

Balotelli ka zhvilluar 20 ndeshje, duke kontribuar me tetë gola dhe katër asistime.

/GazetaBlic Sport/