Në një intervistë për Daily Mail, Robert O’Neill, i cili ishte pjesë e njësisë speciale të Navy SEAL, që vrau Osama bin Laden në vitin 2011 në Pakistan kritikoi SHBA-të dhe Perëndimin për mos reagim ushtarak, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.
“Nuk mund ta mposhtni një të çmendur me armë bërthamore duke treguar dobësi. Është si të përpiqesh të ndalosh një pedofil nga oborri i shkollës duke e qetësuar atë”, tha ai.
Ai beson se Putini shkoi në luftë për të konsoliduar vendin e tij në librat e historisë.
“Kur isha në ushtri, shqetësimi im kryesor ishte nëse do të isha në gjendje ta bëja detyrën. Tani Pentagoni po humbin kohë dhe burime. Fatkeqësisht, Rusia dhe Kina po qeshin me ne”, O’Neill .
Ai thotë se politikanët si senatori amerikan Lindsey Graham nuk duhet të flasin për vrasjen e Putinit në TV, por thotë se nuk do ta kishte problem të gjente dikë në rrethin e ngushtë të Putinit në Kremlin, i cili do të shpëtonte botën nga Putini.
O’Neill thotë se ai personalisht nuk besonte se sulmi do të ndodhte, duke menduar se Putini vetëm po e detyronte NATO-n të shpenzonte para, duke grumbulluar trupa në kufirin me Ukrainën. Sanksionet, vazhdon ai, po shkatërrojnë ekonominë ruse, por Perëndimi duhet të tregojë force, pasi gjërat po bëhen të përgjakshme.
Ai tha se shpreson se pushtimi do të arrinte në një pikë ku rusët do të “thyenin qafën e tyre aq fort” sa Perëndimi dhe Ukraina do të bënin një marrëveshje me Moskën duke u dhënë atyre një rrugëdalje.
O’Neill thotë se nuk ka asnjë shans që SHBA-të t’i bëjë Putinit atë që i bënë Bin Ladenit duke e vrarë atë në një sulm të forcave SEAL.


