Ish-prokurorja britanike në radhët e EULEXD-it, Maria Bamieh, menjëherë pas përfundimit të konferencës së saj për shtyp në Prishtinë, njoftoi se është ftuar për intervistim nga Prokurorja Fitore Sadiku, nën dyshimin për kryerje të veprës penale, keqpërdorim i detyrës.
“Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku nën dyshimin që kam kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete”, ka shkruar Bamieh.
Ajo më tutje qartësoi se ka njoftuar zyrtarin policor se do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare.
Bamieh, e cila në fillim të këtij muaji fitoi një proces gjyqësor lidhur me sinjalizimin e rasteve të dyshuara korruptive brenda EULEX-it, është rrëfyer sot në Prishtinë lidhur me këto procese të dyshimta brenda misionit të Bashkimit Evropian.
Bamieh, gjatë një konference për media në Prishtinë, shpjegoi procedurën hetimore që kishte iniciuar ndaj Ilir Tolajt, ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilin tha se e kishte përgjuar me autorizim të gjykatës.
Pas gati tetë vitesh, Bamieh e shkarkuar nga puna në Zyrën e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar pasi sinjalizoi për dyshimet për korrupsion në misionin më të madh të jashtëm të BE-së në Kosovë(EULEX), ka rënë dakord për një marrëveshje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për t’i marrë 423 mijë funta.
Maria Bamieh, pretendoi se gjatë tetë viteve të fundit se Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dështoi t’i ofrojë mbështetje pasi ajo u përpoq të ekspozonte bashkëpunimin e mundshëm midis zyrtarëve të BE-së dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë.


