Showtime

Marget mbush sot 1 vjeç dhe urimi i babi Getit është më i ndjeri që do të lexoni

11/24/2022 20:45
nga:G B

Një vit më parë Marina dhe Getoari u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Marget.

Sot më 24 nëntor, vogëlushja feston ditëlindjen dhe i pari që e ka uruar publikisht është Geti, të cilin si rrallëherë e shohim të shkruajë një dedikim kaq të ndjerë.

“Jeta e Babes, kur erdhe ne jete ti, une u linda per se dyti.

Tani kur shoh buzëqeshjen tende engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jete, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me te gjitha pengesat qe vijnë e shkojne gjate rruges. Babi do jete gjithmonë ketu per ty bija ime!

Gezuar ditelindjen e pac jete te gjate e te lumtun Engjelli im!”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)