Deputeti rus, Konstantin Kosachev, i cili shpiki gënjeshtrën për “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, mbi të cilën gënjeshtër u bazua raporti i Dik Martyt për kinse trafikimin me organe njerëzore nga ana e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, ka lëshuar një “margaritar” të ri, kësaj radhe për luftën në Ukrainë, shkruan GazetaBlic.
Sipas mediave, Kosachev, nënkryetar i Këshillit të Federatës Ruse dhe Irina Yarovaya, nënkryetare e Dumës së Shtetit, që drejtojnë komisionin për kërkimin e biolaboratorëve në Ukrainë, pretendojnë se ushtarët ukrainas “janë shndërruar në makina vrasëse mbinjerëzore gjatë “eksperimenteve sekrete” në biolaboratorët amerikane.
Ligjvënësit rusë pretendojnë se ushtarët ukrainas të droguar ishin fajtorë për dështimin e fushatës së Moskës për të pushtuar Ukrainën me shpejtësi.
“Testi i gjakut i të burgosurve ukrainas të luftës zbuloi një sërë sëmundjesh që sugjerojnë se ata ishin eksperimentuar fshehurazi për qëllime ushtarake,” thonë ata.
“Dhe ne shohim po e shohim mizorinë dhe barbarizmin e personelit ushtarak ukrainas, krimet që ata po kryejnë kundër popullatës civile, krimet monstruoze që ata kryejnë kundër robërve të luftës , të gjitha këto gjëra konfirmojnë se ky sistem kontrolli dhe krijimi i makinave mizore të vrasjes po drejtohet nga SHBA-ja”, tha Yarovaya.
“Kjo konfirmohet nga barnat që përmirësojnë performancën, që vazhdojnë t’i lejojnë ata të neutralizojnë plotësisht gjurmët e fundit të ndërgjegjes njerëzore dhe t’i kthejnë ato në përbindëshat më mizorë dhe vdekjeprurës,” shtoi ajo.


