Sporti

Maresca: Haaland kapiten? Do të kishim problem

08/12/2026 20:38
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka shpjeguar pse Erling Haaland, pavarësisht rëndësisë së tij për skuadrën, nuk do të ishte zgjedhja ideale për shiritin e kapitenit.

Maresca tregoi se gjatë kohës te Leicester dhe Chelsea kishte një rregull të veçantë: pas çdo goli, kapiteni duhej të shkonte pranë stolit për të marrë udhëzime taktike nga trajneri.

“Kur shënonim, kapiteni vinte në stol, jo për të festuar, por për të marrë udhëzime. Nëse kapiteni shënon vazhdimisht, ai do të festojë. Nëse Erling është kapiteni ynë, atëherë do të kemi problem”, tha Maresca.

Një situatë jo edhe aq e thjeshtë për një lojtar si Haaland, i cili është ndër golashënuesit kryesorë të Manchester Cityt dhe shpesh protagonisti kryesor pas golave të skuadrës.

/GazetaBlic Sport/