Sporti

Maresca është i bindur në cilësitë e Enzos si kapiten: Nëse një herë ka gabuar, nuk duhet ta ndëshkojmë për gjithë jetën

08/19/2024 15:43
nga:E K

Menaxheri i Chelseat, Enzo Maresca tha se Enzo Fernandez, i cili u akuzua se kishte kënduar këngë raciste me kombëtaren e Argjentinës pasi fitoi Kupën e Amerikës, mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen kundër Manchester Cityt, sepse ai e kuptoi gabimin e tij dhe bashkëlojtarët e tij mund ta shihnin atë si një kapiten.

Maresca u tha gazetarëve pas ndeshjes së Cityt se ishte koha për të vazhduar pasi Enzo pranoi gabimin, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ai ishte kapiten sepse shokët e tij e shohin si shembull, si kapiten. Nuk e di për ju, por edhe unë kam bërë gabime dhe i kam pranuar. Si qenie njerëzore, mendoj se nëse pranon një gabim, nuk duhet të ndëshkohesh për gjithë jetën”, tha Maresca.

Futbollisti argjentinas kërkoi falje publike për videon me ofendime raciste ndaj kombëtares franceze.

/GazetaBlic Sport/