Sporti

Maresca: Caicedo është në të njëjtin nivel me Rodrin dhe Declan Rice

12/07/2024 12:57
nga:E K

Enzo Maresca ka shprehur mendimin e tij se mesfushori i Chelseat, Moises Caicedo është i të i të njëjtit nivel me mesfushorin e Arsenalit, Declan Rice. Madje edhe me fituesin e Topit të Artë, Rodri.

Megjithatë, me Rodri jashtë për pjesën tjetër të sezonit dhe Rice që filloi të gjejë formën e tij pas një fillimi të dobët të sezonit, Maresca beson se Caicedo tani mund të llogaritet gjithashtu ndër më të mirët në pozicionin e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ai është sigurisht në atë nivel tani”, tha Maresca për Evening Standard kur u pyet nëse Caicedo mund të krahasohej me Rice dhe Rodri.

“Pa dyshim. Fatkeqësisht, Rodri është i dëmtuar, por Declan po luan”, tha Maresca.

/GazetaBlic Sport.