Sporti

Marcus Rashford në dilema për të ardhmen e tij, mund të mos rinovojë me Manchester United

01/12/2022 08:02
nga:Mergim Rreci

Marcus Rashford ka dyshime për të ardhmen e tij në Manchester United.

Klubi anglez shpejti do të përpiqet të rinovojë kontratën e tij, por sipas Daily Mail , sulmuesi, i cili ka 18 muaj të mbetur në kontratën e tij dhe mundësi për të zgjeruar një tjetër sezon, ka frikë se karriera e tij ka ngecur, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi 24-vjeçar e di se vitet e ardhshme do të jenë vendimtare në evolucionin e tij dhe ai duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të mbajë ngjyrat e United apo nëse do të largohet për një projekt të ri.

/GazetaBlic Sport/