Marcus Rashford dëshiron të qëndrojë në Manchester United dhe të provojë veten nën trajnerin e ri Erik ten Hag, raporton “The Telgraph”.
Reprezentuesi anglez ka luftuar për formën dhe gjendjen fizike këtë sezon dhe besohej se po konsideronte të ardhmen e tij, me Bayern Munich në mesin e të interesuarve, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Rashford ka vendosur të mos shtyjë për një lëvizje dhe në vend të kësaj do të fillojë disa stërvitje në mot të ngrohtë muajin e ardhshëm në mënyrë që të provojë aftësinë e tij përpara edicionit të ri.
/GazetaBlic Sport/


