Sporti

Marcos Senna: Yamal mund ta fitojë Topin e Artë vitin e ardhshëm

09/25/2025 11:43
nga:Lorik J

Ish-ylli i La Ligas, Marcos Senna, ka emëruar lojtarin që do të fitojë çmimin Ballon d’Or 2026.

Sipas tij, Lamine Yamal i Barcelonës është fituesi i ardhshëm i Topit të Artë.

Ai mendon se për momentin, nuk ka asnjë lojtar tjetër futbolli afër spanjollit për sa i përket performancës.

Senna beson se produkti i akademisë së Barçës është në një nivel tjetër krahasuar me lojtarët e tjerë.

“Nuk ka dyshim se nëse Lamine vazhdon në këtë rrugë, ai do të jetë fituesi i ardhshëm i Topit të Artë,” tha ai për Sport.

“Ai është një lojtar që është krejtësisht i ndryshëm nga të tjerët. Lamine do të fitojë shumë çmime të tjera Topit të Artë.”

18-vjeçari Yamal doli i dyti në garë këtë vit, me Dembelen që triumfoi në garën e madhe.

/GazetaBlic Sport