Pasi u njoftua të hënën se mbrojtësi i majtë Marcos Alonso do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë këtë verë, tani duket se dihet se ku do të transferohet.
Mediumi katalunas, Sport shkruan se klubi i ri i Alonso do të jetë Atletico Madrid. Me këtë transferim, Alonso do të bëhej vetëm lojtari i tretë në histori që luan për të tre klubet e mëdha spanjolle, Realin, Barcelonan dhe Atleticon. Miguel Soler dhe Bernd Schuster ishin dy të tjerët.
Alonso u rrit në Real Madrid dhe luajti një ndeshje për ekipin e parë, pas së cilës luajti për Bolton, Sunderland, Fiorentina dhe Chelsea. Ai mbërriti në Barcelonë nga Chelsea dy vjet më parë si lojtar i lirë.
Këtë sezon ai luajti vetëm 299 minuta në fushë. Në total, mbrojtësi 33-vjeçar luajti 44 ndeshje për Barcelonën, e fundit në tetor të vitit të kaluar. Para tij, Alejandro Balde dhe Joao Cancelo marrin shansin e tyre.