Sporti

Marco Verratti: “Kthimi në Itali? Le të shohim në të ardhmen”

03/22/2023 20:12
nga:Lorik J

Në një kohë kur thashethemet po qarkullojnë për vazhdimësinë e tij në Paris Saint-Germain, Marco Verrati nuk i ka mbyllur derën një rikthimi të mundshëm në ligën italiane.

“Unë gjithmonë do të doja të fitoja, por nuk është gjithmonë e mundur. Unë dua të vazhdoj të rritem dhe dua të luaj edhe për shumë vite të tjera. Nëse do të kthehem në Itali? Të shohim në të ardhmen”, tha mesfushori në një konferencë për shtyp.

Marco Verratti, 30 vjeç, ka kontratë me Paris Saint-Germain deri në vitin 2025.

/GazetaBlic Sport