Sporti

Marco Verrati festoi “çmendurisht” golin e dytë të PSG ndaj Bayernit, në shtëpinë e tij

04/08/2021 09:59
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Paris Saint Germain ka fituar në udhëtim ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Mauricio Pochetinos ka fituar ndaj Bayernit në udhëtim në “Allianz Arena” me rezultatin 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ishte një ndër ndeshjet më interesante të Ligës së Kampionëve këtë edicion, të cilën në fund e fituan mysafirët.

Kylian Mbappe dy herë dhe Marquinhos shënuan për Paris Saint Germain, kurse Choupo Mouting dhe Thomas Muller realizuan për bavarezët.

Në këtë takim mungoi tek PSG mesfushori italian, Marco Verratti.

Verrati festoi “çmendurisht” golin e dytë të skuadrës mysafire në këtë takim.