Gjyqtari italian Marco Guida do të drejtojë ndeshjen e Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër Galatasaray-t në Stamboll, të martën.
45-vjeçari do të asistohet nga bashkatdhetari i tij Marco Di Bello, i cili do të veprojë si gjyqtar i VAR-it.
Kjo do të jetë ndeshja e tij e tretë evropiane e sezonit dhe e dyta në Ligën e Kampionëve, pasi më parë ka gjykuar në fazat kualifikuese.
Gjithashtu, kjo do të jetë hera e tretë që Guida gjykon Barcelonën në kompeticionet evropiane, ndërsa skuadra katalanase ende nuk ka regjistruar asnjë fitore nën drejtimin e tij.
Sezonin e kaluar, ai drejtoi barazimin 1-1 kundër Newcastle United.
Takimi tjetër i Barcelonës me gjyqtarin italian ndodhi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2022/23, kur ata pësuan një humbje 3-2 në transfertë ndaj Royal Antwerp më 13 dhjetor 2023.
Guida ka gjykuar gjithashtu Galatasaray-n dy herë, me një fitore dhe një humbje për skuadrën turke.
/GazetaBlic Sport


