Sporti

Marco Guida do ta drejtojë super derbin mes Juventus dhe Milan

10/02/2025 13:25
nga:Mergim Rreci

Marco Guida është emëruar si gjyqtar për derbin e madh mes Juventus dhe Milan.

Kjo ndeshje është planifikuar të luhet të dielën, duke filluar nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të ketë shumë spektakël dhe rivalitet të madh në fushë, me dy skuadrat që kërkojnë pikët e plota.

Do të jetë kjo ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave që gjyqtari Gudia do ta drejtojë. Të dy skuadrat kanë nga një fitore, në derbit që Guida ka gjykuar.

Milan-Juve 4-2, më 7 korrik 2020.
Milan-Juve 0-2, më 2 mars 2014.

/GazetaBlic Sport/