Sporti

Marco Asensio shumë pranë PSG-së

06/01/2023 16:53
nga:E K

Marco Asensio po përjeton ditët e tij të fundit si lojtar i Real Madrid. Ndeshja e kësaj të diele kundër Athletic do t’i japë fund nëntë sezoneve si lojtar i Real Madrid. Përveç një kthese të minutë së fundit në negociata, në ditët në vijim ai do të jetë një lojtar i ri i PSG-së.

Anësori spanjoll është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate për katër apo pesë vite me kampionët francezë, siç konfirmon “AS”.

Asensio ka disa oferta të rëndësishme nga Anglia, por oferta e PSG-së është ajo që e tërheq më shumë. Chelsea, Liverpool dhe Aton Villa janë klubet që po bëjnë më shumë oferta, por projekti i PSG-së edhe interesi i lartë duket se ka bërë që vëmendje e Asensios të fokusohet për në Paris.