Sporti

Marco Asensio ka vendosur të largohet nga Real Madrid, nuk pranon ofertën e klubit madrilen

05/26/2023 18:46
nga:Mergim Rreci

Marco Asensio (27 vjeç) do të largohet nga Real Madridi kur të përfundojë sezoni.

Siç ka mësuar Relevo, spanjolli ka marrë vendimin të refuzojë ofertën e rinovimit që ka në tavolinë dhe në javët në vijim do të nënshkruajë për një klub të ri, përcjell GazetaBlic Sport.

Jorge Mendes, përfaqësuesi i tij dhe Jose Angel Sánchez, menaxheri i përgjithshëm i klubit, kanë qenë në bisedime që nga dhjetori për të zgjatur marrëdhëniet me madrilenët, por më në fund ai do të zgjedhë të kërkojë një destinacion të ri.

Real Madridi ka bërë dy oferta rinovimi për Asensio. Fillimisht i dha një në pushimin e Botërorit dhe pak më shumë se një muaj më parë i dërgoi një tjetër, duke përmirësuar kushtet dhe duke shpërblyer performancën e mirë që ka pasur këtë sezon (12 gola dhe tetë asistime). Klubi e rriti pak pagën e tij aktuale dhe i dha lirinë për të nënshkruar një kontratë afatgjatë, duke zgjedhur vitet, por as atë Asensio nuk e pranoi.