Sporti

Marcelo zbulon: “CR7 u përpoq të më transferonte në Al Nassr, por doja të kthehesha te rrënjët e mia, në Brazil”

11/15/2023 21:04
nga:Lorik J

Marcelo po përjeton një rini të dytë në Rio de Zhaneiro. Pas disa vitesh të kaluar në Kontinentin e Vjetër, ish-mbrojtësi i majtë i Real Madridit ka vendosur të kthehet në shtëpi; një zgjedhje që po jep fryte duke qenë se braziliani së fundmi fitoi Copa Libertadores me Fluminense-n e tij, i pari në historinë e klubit që e pa atë të rritet dhe e futi në futboll të madh.

35-vjeçari foli për rrethanat që e shtynë të rikthehej në Brazil.

Gjatë një interviste me O’Jogo, ai zbuloi se Cristiano Ronaldo ishte përpjekur ta bindte atë të transferohej në Arabinë Saudite për t’u bashkuar me të në Al Nassr. Por Fluminense ishte një zgjedhje e diktuar nga zemra e tij. “Ne folëm për të disa kohë më parë. Kisha oferta, por duhej të kthehesha këtu, në Brazil, te rrënjët e mia. Diçka më tha se duhej të kthehesha”.

/GazetaBlic Sport.