Humbja e Real Madridit ndaj Arsenalit në Santiago Bernabeu ishte një goditje masive. Madridi u mposht 5-1 në total nga skuadra e Anglisë.
Është hera e parë që Los Blancos janë eliminuar në çerekfinale e Champions League në gjashtë vjet e fundit.
Megjithatë, Real Madridi mbetet fituesi rekord i Ligës së Kampionëve me 15 suksese dhe legjenda e klubit Marcelo beson se klubi do të rikthehet për të rimarrë fronin e tyre si mbretër të Evropës.
“Real Madrid gjithmonë kthehet. Në kohë të mira dhe të këqija, por gjithmonë Real Madrid”, shkroi Marcelo në Twitter.
Sezoni nuk ka përfunduar ende. Real Madridi është ende në finalen e Kupës së Mbretit dhe katër pikë prapa Barcelonës në La Liga.
Los Blancos mund të fitojnë realisht të dy trofetë dhe të kthejnë sezonin e tyre.
/GazetaBlic Sport


