Sporti

Marcelo Bielsa: “Arsyeja që futbolli është atraktiv është sepse skuadrat e vogla mund të fitojnë”

04/19/2021 17:49
nga:Lorik J

Krijimi i Superligës Evropiane ka shkaktuar ‘tërmet’ në botën e futbollit.

Dje 12 skuadra të mëdha evropiane konfirmuan se kanë krijuar një ligë të përbashkët që do të quhet “Superliga Evropiane”, shkruan GazetaBlic Sport.

Në lidhje me krijimin e një lige të tillë, pati reagime të shumta nga figura të njohura në futboll.
Reagimeve të ashpëra të Neville, Carragher, Xabi Alonso e shumë të tjerëve iu bashkangjit edhe Marcelo Bielsa.

Ai për Sportbible tha se arsyeja që futbolli është atraktiv është se skuadrat e vogla mund të befasojnë skuadrat e mëdha.

“Një nga arsyet që futbolli është sporti më i popullarizuar në botë, është sepse ekipet e vogla mund të mposhtin ekipet e forta”, tha Bielsa për Sportbible.

/GazetaBlic Sport.