Sporti

Marcello Lippi: Milani do ta fitojë titullin në Serie A

05/03/2022 13:02
nga:Mergim Rreci

Marcello Lippi beson se Milani do ta fitojë titullin.

Fituesi i Kupës së Botës të Italisë 2006 diskutoi garën për titull në Serie A në një intervistë me La Gazzetta dello Sport, ku foli edhe për trajnerët më të mirë në Evropë dhe Itali, përcjell GazetaBlic Sport.

Vetëm dy pikë ndajnë Interin dhe Milanin me tre ndeshje të mbetura në Serie A, pra kush do ta fitojë titullin?

“Gjatë dy muajve të fundit, kisha menduar se Interi do t’ia dilte”, tha Lippi.

“Ata dukeshin favoritët më të vendosur dhe me një ndeshje të pazhvilluar, por ndeshja në Bolongna ndryshoi gjithçka. Tani Milani ka avantazhin. Epërsi me dy pikë dhe një rekord më të mirë në përballjet kokë më kokë. Unë them Milani do të jetë kampion”.

“Më pëlqen Stefano Pioli, ai është një trajner praktik me një organizim të madh. Ai transmeton qetësi në ekipin e tij. Deri diku jemi të ngjashëm,” vazhdoi Lippi.

“Unë nuk mendoj se Interi luan futboll të modës së vjetër. Inzaghi i trajton mirë burimet teknike. Ai e mori gabim ndeshjen e Bolognas, por çdo skuadër e lartë ka luftuar kundër Interit. Plani B i tij është të prezantojë lojtarë me karakteristika të ndryshme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/