Kylian Mbappe do të qëndrojë në PSG nëse asgjë nuk ndryshon në orët e fundit në mbylljen e merkatos.
Real Madrid ka ofruar 170 milionë euro plus 10 në bonus për Kylian Mbappen, por PSG nuk pranon këtë ofertë për ta larguar francezin, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç ka mësuar MARCA, lojtari është i qetë, siç u pa në takimin e djeshëm me një paraqitje të shkëlqyer.
Ka gjithnjë e më shumë gjasa që lojtari do të qëndrojë në Paris. Çfarëdo që të ndodhë, lojtari do të jetë i lumtur. Ai dëshiron të luajë për Madridin, por ai ka qenë gjithmonë i lumtur në Paris dhe është i gatshëm të presë një vit tjetër për të përfunduar kontratën e tij dhe për të largohet i lirë.
/GazetaBlic Sport


