Lamine Yamal ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë evropian nga Marca për sezonin 2024/25 duke kryesuar listën e tyre ‘Marca 100’.
Yamal fitoi 3,310 pikë pas një votimi që u mbajt nga një juri me 133 anëtarë, që përfshinte edhe gazetarët e Marca-s.
Ai përfundoi përpara Ousmane Dembele dhe Vitinha, të cilët përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë, përkatësisht.
Edhe pse Marca konsiderohet si një medium me bazë në Madrid – ata nuk mund t’ia mohonin Yamal këtë çmim prestigjioz.
Anësori i Barcelonës pati një sezon të shkëlqyer 2024/25, në të cilin shënoi 18 gola dhe dha 25 asiste në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport


