Sipas The Athletic, Marc-Andre ter Stegen thuhet se përballet me një të ardhme të pasigurt te Barcelona, ndërsa përgatitet të kthehet nga huazimi te Girona këtë verë.
Hansi Flick aktualisht nuk e sheh Ter Stegen si pjesë të planeve të tij për sezonin e ardhshëm, duke krijuar një situatë të ndërlikuar për Barcelonën përpara afatit kalimtar.
Ter Stegen ka ende dy vjet të mbetura në kontratën e tij dhe është ndër lojtarët më të paguar të klubit. Barcelona thuhet se është e vetëdijshme se transferimi i 34-vjeçarit nuk do të jetë i lehtë duke pasur parasysh pagën e tij dhe historinë e tij të fundit të lëndimeve.
Reprezentuesi gjerman ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës gjatë dekadës së fundit, por vendi i tij afatgjatë në klub tani duket gjithnjë e më i pasigurt.
/GazetaBlic Sport/


