Hellas Verona ka qenë tepër aktive këtë muaj dhe tani po mendon të bëjë një lëvizje për qendërmbrojtësin e Romës, Marash Kumbulla.
Mbrojtësi shqiptar është produkt i sistemit të të rinjve të kësaj skaudre dhe bëri 28 paraqitje për ekipin e parë përpara se të shkonte te Roma, në shtator 2020, përcjell GazetaBlic Sport.
Kumbulla humbi mbi 250 ditë aksion gjatë vitit të kaluar për shkak të një këputjeje të ligamentit, duke u rikthyer vetëm në fillim të këtij muaji. Kontrata e tij me Romën skadon për 18 muaj dhe nuk duket se do të rinovohet në këtë fazë.
Siç raportohet nga TMW , Verona po kërkon të sjellë disa përforcime pasi ka lënë tetë lojtarë të largohen këtë muaj dhe kanë filluar të mendojnë për një lëvizje huazimi për Kumbullën.
/GazetaBlic Sport/


