Lajme

Maqedonia e Veriut në mesin e vendeve me vdekshmëri të lartë si pasojë e ndotjes së ajrit

01/13/2025 10:20
nga:N K

Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënojnë shkallë të lartë të vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së ajrit.

Nga vendet fqinje, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi matin gjithashtu kanë nivele të larta ndotjeje.

Ekspozimi ndaj grimcave PM2.5 shkaktoi rreth 239,000 vdekje të parakohshme në Evropë në vitin 2021, ndërsa 48,000 njerëz vdiqën si rezultat i ekspozimit ndaj dioksidit të azotit, sipas raporteve nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, raporton EuroNews.