Kanë përfunduar ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që ishin në program nga ora 18:00.
Maqedonia e Veriut ka triumfuar 0 me 5 ndaj Armenisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Enis Bardhi ka shkëlyer në këtë takim, duke shënuar tre gola në ndeshje.
Kjo fitore e çon monetalisht në pozitën e dytë kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,
Rusia ka triumfuar me rezultat të thellë ndaj Qipros, 6 me 0. Në anën tjetër, një zhgënjim i madh nga Suedia e Zlatan Ibrahimovic, e cila u mposht nga Gjeorgjia me rezultat 2 me 0 dhe tashmë rrezikon të zbret në pozitën e dytë.
Luksemburgu e ka arritur edhe fitoren e tretë në grup, duke e mposhtur Azerbajxhanin me rezultat 1 me 3.
/GazetaBlic Sport/


