Lajme

Maqedonia e Veriut mbyll ‘qiellin’ për Rusinë

02/27/2022 14:31
nga:Q R

Maqedonia e Veriut ka bërë mbylljen e linjave ajrore për Rusinë.

Në mbledhjen e Qeverisë është vendosur që vendi t’i bashkëngjitet rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare, të cilat veçmë e kanë marrë vendimin për ndalimin e qarkullimit të kompanive ajrore ruse në hapësirën e tyre ajrore.

Nga ky vendim përjashtohen fluturimet humanitare të cilat janë emergjente.

Qeveria e obligoi navigacionin shtetëror M-NAV që të fillojë procedurën për zbatimin e vendimit dhe t’i njoftojë autoritetet ajrore evropiane për ndalesën për hyrje në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për kompanitë ajrore të regjistruara në Federatën Ruse.

Një vendim të tillë e kanë marrë edhe Finlanda e Irlanda. Më herët edhe Gjermania, Islanda, Suedia, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Polonia dhe Britania e Madhe vendosën të mbyllin qiellin për Rusinë.

Moska, nga ana e saj, ka ndaluar gjithashtu avionët nga disa vende të fluturojnë mbi territorin e saj./alsatm

​Kastrati: Agresioni i Rusisë në Ukrainë mund të ndikojë në veri të vendit