Lajme

Maqedoni e Veriut; raporti i KE-së vërejtje për reformat, sundimin e ligjit dhe korrupsionin

11/08/2023 23:33
nga:Sh R

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut përmban një mori vërejtjesh për reformat në sundimin e ligjit.

Komisioni theksoi mungesën e përparimit në luftën kundër korrupsionit dhe kritikoi parlamentin e polarizuar që po keqpërdor integrimet evropiane për kalimin e shpejtë të projektligjeve që nuk kanë të bëjnë me reformat e procesit të anëtarsimit në Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian kritikoi parlamentin maqedon edhe për zvarritjen e reformave ligjore.