Lajme

Maqedoni e Veriut: Mbi 1.8 milionë votues sot u drejtohen kutive të votimit, zgjedhin mes 7 emrave presidentin

04/24/2024 07:33
nga:Y I

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 e mëngjesit u dtejtohen kutive të votimkt në zgjedhjet për president shteti.

Mbi 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote do të mund të votojnë në 3480 qendra të votimit prej orës 7:00 të mëngjesit deri në mbylljen e kutive në orën 19:00.

Votuesit do të mund të zgjedhin mes 7 kandidatëve për president, 2 prej të cilëve janë shqiptarë, Bujas Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga VLEN.

Në rast se asnjëri nuk i merr mbi 50 përqind të votave atëherë gara shkon në balotazh i cili zhvillohet më 8 maj.