Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut e ka bërë të ditur se 17 persona kanë vdekur nga COVID-19 si dhe janë shënuar 493 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Janë shëruar 532 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,157 që nga fillimi i epidemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus atje ka arritur në 210,938, të vdekur janë 7,390 si dhe janë 8,391 raste aktive.


