Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 12 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 si dhe janë regjistruar 766 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 486 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 245 mijë e 398 raste të pozitive me virusin korona, janë shëruar 220 mijë e 886 pacientë, kanë vdekur 8 mijë e 115 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 16 mijë e 397 raste aktive.