Lajme

Maqedoni: Arrijnë 10.530 doza të vaksinës “Pfizer”

04/19/2021 22:23
nga:Gazeta Blic

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se dërgesa e parë e vaksinës Pfizer mbërriti këtë pasdite, të cilën thonë se e kanë siguruar përmes negociatave të drejtpërdrejta me këtë prodhues të vaksinave kundër Covid 19.

“Bëhet fjalë për 10,530 doza të vaksinës Pfizer, të cilat do të shpërndahen në pikat e vaksinimit nga e mërkura në vendin ku bëhet vaksinimi në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Imunizimin e Kovidit”, thonë nga MSH.

Kjo është sasia e dytë e vaksinave “Pfizer”, ndërsa të parën RMV e mori si donacion nga Serbia (4.500 doza), me të cilat e dhe filloi vaksinimin.

Ndryshe, deri tani në Maqedoni janë vaksinuar mbi 35 mijë qytetar, prej të cilëve 13 mijë me vaksinën AstraZeneca.

LEXO EDHE:

Vjen reagimi i Shpend Ahmetit: Nuk janë mbulu kalldërmat jo